Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hamide AXHAMI
KUJDES O DJALË
——————————-
Kujdes me fjalët o njeri.
Ti që ndërron fytyrë,
si kameleon në pyll.
Në divan shtrihesh, gjerë e gjatë.
Si llum kënete,
që kundërmon aromë të keqe.
Kujdes me fjalët o djalë
Ti bir i fisit patriarkal.
Ata të lartësuan,
të ngritën mbi re.
Me nderime të emëruan,
për parimet e tua tradicionale!
Me dekorata të uruan.
Kujdes o djalë
Jam me fat që gëzoj shëndet.
Sundues i njerëzimit, është
Perëndia vet.
/QendraPress.com/