Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;-Minire Rukovci HYSENI

S’KA SI VENDI IM

——————————

Në çdo anë e skaj

Bukuri natyrore

Si në fshatra e qytete

Rrafshina e bregore

Gjelbërime e drunj

Lule ngjyra-ngjyra

Ku s’mbolli dorë njeriu

Krijoi natyra

Nuk ndihet mungesë

deti

Uji i kthjellët si loti

Lumenj, burime e ujëvara

Mjaftueshëm nga Zoti

Kur don të shetisësh

s’di kah të shkosh më parë

Në viset malore

A livadhe me barë

Tokës rrumbullake

Shpejt i del në fund

Si ty vendi im

Nuk gjenë askund

Minire Rukovci Prishtinë

/QendraPress.com/