Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

LUTJE TË FSHEHURA
———————————-
Nëpër rrugët e qytetit që dridhen
si tela të lodhur violine,
endem me aromën e ëndrrave mbi supe,
si një lule e hutuar nga stinët
që përpiqet të kapë rrezen e fundit
para se nata ta shuajë.
Era mbledh hapat e mi,
i shkund ngadalë si gjethe
që rrëshqasin mbi gurët e lagur,
dhe i shndërron në lutje të fshehura,
të një fryme që ndjek vazhdën e kohës,
në vise të largëta,
një melodi që përshkon shpirtin.