Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shyrete DEMAJ

Pa pritur

————————-

Sorra e zezë

vjedh diellin e Afërditës

në orbitën 48

tetë numri rendor

tregon akrepi i orës

Lavjerrësi vajton

dy nga dy

ditët e vitit çift 22

Vetëtima

vrau mjellmën

në pikun e ditës me diell

kurthohen miliona

fije mendimi

nxihet pëlhura

e vellos

Vajton nusërinë hëna..

/QendraPress.com/