Fryma poetike e së mërkurës me  poetin;-Demir RUSI

LUTJET JANË ENERGJI

——————————

Lutjet janë energji,jo fjalë

Bëhen dhe pa zë,e ngadalë

Energjia hyjnore,ndihet

Kur lutemi,ajo transmetohet

Me sy e duar,drejtuar nga qielli

Shkon drejt për drejt,lart sinjali

E gjithmonë të pastër,shpirtin zemrën

Totalisht të përqendruar,mendjen

Kur lutemi,emocionet rrjedhin

Me zemrat tona,dëshirën përcjellin

Nëse nuk ka emocione,kur lutemi

Ato nuk dëgjohen,kot mundohemi

Në botën e shpirtit,vepron telepatia

Nëpërmjet saj,transmetohet energjia

Vet ne jemi,qenie energjike

Mikro-universe,të hapësirës kozmike

Duke qenë lutjet,vetë energji

Japin shpresë,dashuri dobi

Kur ka emocione, zemra mbushet

Me pa tjetër lart,fjala dëgjohet

Lutuni sa të mundeni,për gjatë ditës

Largohuni pasigurisë dhe frikës

Dhe bëni më të mirën për veten

Lutja domosdoshmëri për jetën

/QendraPress.com/