Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Enver SAHITI

Jemi Pellazg Ilir Dardan

——————————-

Trashëgimi ndër shekuj moti

Ishim populli i pare n’kto anë

deri te Gjergj Kastrioti

Pellazg Ilir e Shqiptar

Po n’ktë tokë edhe Dardan.

Krenarë sot që jemi shqiptar

Se këtu ishim kur s’pat njeri

Askush diellin nuk na e zuni

S’kishte as të tjerë e as Serbi.

Ne u rritëm n’tokën tonë

Pa cenuar askënd n’kto anë

Të vetëm ishim në k’to troje

Ishim populli n’lashtësi pagan.

Na lakmuan hordhitë e egra

Na hynë n’toka e n’shtepinë tonë

Për t’gllabëruar e zhdukë me farë

Për ta shly nga dheu këtë nurë arbnorë.

Na ngushtuan këtë tokë të lashtë

e na e murrën dheun e t’parëve

Shumë hiena Ilirisë iu sulën

e mos t’lanë asnjë shenjë shqiptare.

Nuk humbet asgjë pa thënë Zoti

Se n’kto anë Zot ishim vet

Si popull i lashtë kurrë s’do shuhet

E me Plis në kokë do jemi përherë.

/QendraPress.com/