Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Stavri HIMA

NUK KAM FRIKË
————————–
Nuk kam frikë nga vetmia
Nuk kam frikë nga hija ime
Dua si gjithë njerëzia
Të kem pranë zonjën time
Më mungon prania e saj
Më mungon jeta ime
Prandaj mendjen e shpërndaj
Duke kërkuar zemrën time
Zemrën time barasvlerë
Natë e ditë e mendoj
Si në dimër dhe në verë
Pranë vehtes e kërkoj
Po ku je shpirti binjak
A mendon pak për mua
Dashurinë e kemi hak
Të jemi si mish e thua
Dil në skenë të të shoh
Mjaft ndenjëm në prapaskenë
Se veç ty të dashuroj
Zemra ime do një zemër
Mos më lerë në vetmi
Mua që më mungon shumë
Eja ta puth syrin e zi
Të mësosh sa të dua unë
Nuk kam frikë nga dashuria
Sepse unë jam njeri
Por dua si njerëzia
Të jetojmë në mrekull
/QendraPress/