Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Syhejl HAVOLLI

NË SHTËPI PA SHTËPI

————————

Që pesëqind vjet

Jetoj në shtëpinë time i huazuar

Pa dëshirë

I shprush dëshirat

Portretin e Migjenit

E gozhdova në mur

Pronari pa abetare

Ti nuk je pronar i kesaj shtëpie

Asgjë mos var

Migjeni duke buzëqeshur

Në zemrën time

Më porositi

Vazhdo projektin e revolucionit poetik.

6 janar 2025

/QendraPress.com/