Fryma poetike e së shtunës me poten:-Mimoza AJDHONI

Të prita

———————————-

Të prita, do vije me borën e parë,

si bora do zbardhje agimin,

do zbardhje të shpirtit errësirën e thellë

dhe syve ti sillje kthjellimin.

Të prita, kaluan ditët, viti ndryshoi

ti more monopatin e pendimit,

nuk erdhi bora, madje as ti,

harruat valle peshën e premtimit?

Dhe unë e zhytur ne botën e zhgënjimit,

fustanin do heq që vesha për të dy,

të bardhë si bora, të kuq si zjarri,

si zjarri qe s’ma shoi as bora…as ti.

/www.QendraPress.com/