Fryma poetike me poetin:-Luan SHESHI

GJURMË MBI RËRË…

——————————-

Gjuhë-tharë shkretëtira,

rreze-nxehtash në mirazh,

gjoksit ndukur vlon dëshira,

gjurmësh kthyera në tirazh…

Dhe oazi kërkon reshjet,

Jeta etur…sa pak shpresë,

horizontesh…nis përleshjet,

si triumf…veç një kup vesë…

Rërë-vluara…mëshirë ere,

tingëllon peng nëpër duna,

trokëllitur…shterbësi…Vere,

hon më hon…qasur furtuna…

Gjurma cekur…shanc i parë,

hallakatur…ndër fatet fshirë,

rob mërgatash…pa u ndarë,

buza-gazësh…djersët ngrirë…

/QendraPress/