Grenell mbështet marshin në Prishtinë: SHBA duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

                     Ish-emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është deklaruar në lidhje me marshin e sotëm për drejtësi.Ai e ka mbështetur këtë marsh masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.”Qëndroj me këta miq në Kosovë- duke u tubuar për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.Përpos kësaj, duke qenë nga ekipi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ai ka shfaqur kritika ndaj administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për siç thotë ai mosveprim në këtë çështje.Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.