Gjukanoviq e pranon humbjen: E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori.

                   Milo Gjukanoviq e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviq përgëzoi pasardhësin e tij.“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij.Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.Theksoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.Milo Gjukanoviq për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.