Haradinaj – Kurtit: Turp është me marrë rrogë në Kosovë e me ble shtëpi në Norvegji

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “turp”, që ta marrësh rrogën në Kosovë e të blesh shtëpi në Norvegji.Për këtë, ai i është referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.Në deklaratën e raportimit antikorruption, Kurtit i figuron një shtëpi me vlerë 400 mijë euro në shtetin norvegjez.Por, aty shkruan se shtëpia është blerë me kredi.Mirëpo, Haradinaj gjatë intervistës në RTV Dukagjini një gjë të tillë nuk e ka parë të duhur, duke iu përgjigjur kritikave të Kurtit për blerjen e tokave në Dukagjin (siç) thotë Kurti “me 3.52 euro për ari”.“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë”.“Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem”, ka thënë Haradinaj.Debati atë ditë në Kuvend shpërtheu, pasi Haradinaj e akuzoi Kurtin për “refuzim” të gazit amerikan.Ky i fundit ia kthehu se “ju me paratë e shtetit jeni dorëlirë, ndërsa me të tuajt “kopracë”. /Insajdericom