Heroi i Kosovës Hysni Rexhep MORINA,mbetet fanar i pashuar për lirinë e Kosovës

    Sot ,bëhen 26 vite nga rënia në fushëbetejë e djalit të axhës, dëshmorit të kombit :

Hysni Rexhep Morina. Në Grap të Doberdelanit të Suharekës , pikërisht sot e 26 vite më parë zhvillohej beteja në afërsi apo sië  thuhet dhëmbë për dhëmbë me forcat serbe. Në mesin e ushtareve sypatrembur ishte Hysniu, edhe pas plagëve të rënda  , ai e luste komandant Nehat Bashën që mos ti harxhojë ilaet për të , por ti rajanë për shokët që kishin marrë plagë nga kjo betejë. Hysniu ishte dhe mbete një llambadarë që do të bëjë dritë lirie sa të këtë diell mbi këtë tokë, sepse gjaku i tij i ri  lau shkrepat  e Grapit që Kosova të ishte e lirë.

Pa krismat e pushkëve të çlirimtarëve të UÇK-së liria e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë do të mbetej një ëndërr e bukur por e parealizuar.

Lavdi e përjetshme Hyniut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të rënë për lirinë e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë!shkruan prof . Skender Morina, Kurse sot  veteranët e luftës  së UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të Landovicë   bënë homazhe tek vendi i rënies së këtij Heroi/QendraPress/