Hykmete Bajrami e LDK-së: Kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës është dorëzim në menaxhimin e pandemisë

0

                            Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ironikisht ka propozuar që “888” të jetë motoja e Lëvizjes Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale. Kaq ka qenë numri i rasteve pozitive me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit.Bajrami në Klan Kosova ka thënë se kandidimi i Arben Vitisë për Kryetar të Komunës së Prishtinës është dorëzim i tij si Ministër i Shëndetësisë.“Janë në divergjencë me premtimet që kanë dhënë. E ndjejnë se janë në fushatë elektorale. Në ditën kur u shpallën rezultatet e IKSHPK dhe kur u lajmëruan 888 raste të reja si për ironi doli lajmi që Vitia do të kandidojë për Prishtinën”.“Nëse Vitia do të kandidojë kjo “888” edhe të jetë motoja, pasi që si ministër po dorëzohet në menaxhimin e pandemisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *