Izraeli bombardon Gazën gjatë natës – rritet numri i të vrarëve, mijëra të plagosur

Forca Ajrore e Izraelit ka lëshuar një njoftim, duke pretenduar se ka goditur 200 objektiva të Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza me sulme ajrore gjatë natës.IAF tha se dhjetëra avionë luftarakë nisën sulme në zonat Rimal dhe Khan Yunis, duke shkatërruar objektiva, duke përfshirë qendrat komanduese dhe kontrolluese, një vend ruajtjeje armësh që ata thonë se ishte brenda një xhamie dhe shtëpinë e një komandanti të supozuar të Hamasit.Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite tani shkon në 704, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 4000.Ushtria izraelite do të sulmojë Hamasin me një forcë “si kurrë më parë”, u zotua kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa konflikti hyn në ditën e katërt pas sulmit të papritur  të militantëve islamikë në territorin izraelit.“Si kryeministër i Izraelit, ju them sinqerisht, ditë të vështira janë ende përpara nesh”, tha ai në një fjalim televiziv të hënën.Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës dhe tha se do të ndalonte furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant në enklavën palestineze.Disa orë më vonë, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit tha se do të fillonte vrasjen e pengjeve civile dhe transmetimin e aktit nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim. /Reporteri.net/