Sot diell e vranësira, priten edhe rrebeshe shiu

Më shumë vranësira pritet të paraqiten mbi vend ditën e martë, por se gjatë ditës nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.Përreth zonave malore mund të ketë edhe zhvillime të rrebesheve të shiut, që më vonë ndoshta shtrihen edhe në pjesë të ulëta. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.Periudhë e motit stabil do të vazhdoj përgjatë kësaj jave. Vranësira mund të kalojnë mbi vend edhe ditën e mërkurë, por pa të reshura.Nga dita e enjte do të mbajë mot më i ngrohtë kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat maksimlae shkojnë deri në 24C e 25C, lokalisht edhe në 27C gjatë fundjavës.