Jeta dhe vepra e luftëtarit të lirisë – Shkruan;Enver SAHITI

Murat Dauti
(06.12.1978 – 05.11.2004)
Në shenj kujtimi në 21 vjetorine ikjes në amshim.
Murati i vogël me vigjilencë e kurreshtje të madhe përcillte rrëfimet e gjyshit të tij Fazli Haxhës dhe burrave te fiseve që kuvendonin në odat e haxhajve. Ai u rrit dhe u formësu dhe frymezua me këto rrëfime , të cilat e kalitën karakterin e tij para kohe. Ai pra që në rini u burrërua. Pas shkollës fillore në Haxhaj, vazhdoi shkollën e mesme , por në vitin 1997, per shkak të situates së ngarkuar politike detyrohet të largohet nga Kosova dhe te merr rrugën e gurbetit për në Gjermani. Në këtë kohë dhuna, presioni, mbi bashkevendasit e tij kishte marrë përmasa të tmerrshme. Si i ri që ishte dhe njeherit si azilkerkues ishte i “parehatshëm”. Me që atje, në Gjermani, ndër të parët kishte marrë sinjalet për luftën e armatosur të UÇK-së, angazhohet menjeherë në të gjitha tubimet dhe aktivitetet që organizonin diaspora me pëfaqsuesit e UÇK-së për diasporë.
Thirrja për mobilizim, në radhët e luftës për liri nga SHP i UÇK-së, Muratin e gjeti të përgaditur dhe të gatshëm të nisej në mbrojtje të popullit të kosovës nga agresioni serb. Me grupin e pare të luftëtarëve,ai u nis për Kosovë. Me uniformën e tij dhe paisjet tjera luftarake morri rugën nga Gjermania për në Shqipëri. Stervitjet i mbajti në bazat e UÇK-së në Kolsh dhe Kalimash. Gjat asaj kohe përveç aftësimit praktik dhe teorik, ai kreu edhe detyren e policit ushtarak. Me fillimin e operacionit të famshëm të UÇK-së të njohur me kodin “ Operacioni Shigjeta” Murati u gjend në vijëne perë të frontit që përshkonte gati tër brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. I aftësuar dhe i pergaditur për ç’do të papritur, ai tani kryente detyrat e diversantit të UÇK-së në njësitin Diversant-vëzhgues të Brigadës së tij në Zonën Operative të Pashtrikut.
Përveç aftësive të larta psiko-fuzike të tija në njësitin e tij, u dallua edhe me cilësi të larta ushtarake, si epskert i deminimit, çka ishte me rëndesi të pakrahasueshme për rrjedhat e marshimit, manovrimit dhe operimit të njësiteve pararendese: si ato të kombësorisë, artilerisë dhe prapavijës logjistike. Murati me shokët e tij gjat këti misioni në operacionin e njohur, i shkaktuan goditje vdekjeprurëse armikut gjakatar, të cilit ia kishte këputur kokën në Koshare, Komandant Agim Ramadani me shokë duke u flijuar e shëndrruar në fenix, drita e të cilit rrezonte dhe e forconte edhe me shumë moralin e Muratit pasi që Agimin e kishte nip si dhe shokëve të Muratit gjithashtu.
Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Murati vazhdoi misionin e luftëtarit të lirisë në Komandën e Shtabit të Zonëa Operative të Karadakut, në cilësinë e udhëheqësit të njësië të dominimit, të cilën detyre e kreu me sukses të jashtëzakonshëm. Në këtë kohë me bashkëpunëtorët e tij si Sedat Sejdiun, Arben Avdylin, Sokol Zeqirin e të tjerë, Murati kërkohej në ç’do moment nga qytetarët të cilët nuk guxonin të hynin në oborret dhe shtëpitë e tyre, kopshte e gjetiu si dhe vende pune , me që kishin pa mina ose dyshonin se mundë të ketë mina. Në shumë vendbanime nuk mund të hyhej pa e bëerë inspektimin së pari Murati Dauti me ekipen e tij. Ai i hiqte minat dhe dyshimet per ekzistimin e tyre. Është vështirë të përmenden të gjitha vendet dhe lokalitetet ku deminoi dhe inspektoi Murati. Ato janë aq të shumta, sepse deri në përfundimin e aktivitetit ushtarak si në UÇK, UÇPMB dhe në TMK, ai nuk u ndal asnjëherë. Ai gjendej ku do që ishte nevoja sepse ishin e vetmi Tog i specializuar për deminim. Aftësitë e tija i kishin vlerësuar ekspertët e fushës si nga ushtarët amerikan të KFOR-it, pasi ai ftohej dhe asistonte rregullisht në të gjitha ekipet e tyre te deminimit.
Për Muratin ishte e pa këndshme të festohet liria deri sa shumë afër Gjilanit, vetëm disa kilometra nga qyteti, në Kosovën Lindore , ushtrohej dhunë e terror mbi popullatën tonë të pa fajshme andej kufirit administrative. Ai gjithmonë ishte i preokupuar dhe kishte venmdosur që një ditë do të dali në mbrojtje të popullit shqiptar të këti rajoni. Pas transformimit të UÇK-së në TMK, Murati u sistemua në Brigadën 364 “ Kadri Zeka”të Zones së Gjashtë të Mbrojtjës së Kosovës. Për të përforcuar edhe me tej aftësitë e tija për deminim, ai mori pjesë në të gjitha trajnimet teorike dhe praktike që zhvilloheshin në këtë zone. Ishte i dalluar në të gtjitha këto trajnime dhe stervitje. Mori pjesë aktive në të gjitha operacionet humanitare të brigades së tij me rendesi jetike për qytetarët. Operacionet e deminimit që i zhvilloi Murati, sigurisht se janë të evidentuara dhe të ruajtura në dokumentet dhe arkivat zyrtare të UÇK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilat në të ardhmen, besojmë, se do të jenë të një ndihmesë e madhe për ata që shkruajn për veprën e Muratit dhe për luftën e shenjt të UÇK-së.
Ai u nda nga ne , në masë i zhgënjyer jo me fatin e vet, por me realitetin e sotëm, me brengën për bashkluftëtarët e tij dhe statusin e tyre në shoqërinë tone,e posaqerisht i shqetësuar për aftin e kombit dhe atëdheut.
Do të prehej i qetë nese ajo për të cilën kishte ënderruar e luftuar në vitet e tija të njoma të bëhej e prekshme dhe realitet, e kapshme dhe e plotë.
Qoftë i realizuar mundi, sakrifica dh era e tij, e brezit të tij dhe e gjithë brezave të cilët e derdhën gjakun për lirine e Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare./QendraPress/