Kamioni godet për vdekje 63-vjeçarin në Prizren, ishte duke lëvizur me biçikletë 

                            Një person i moshës 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një kamion, derisa ai ishte me biçikletë në lagjen “Kurilla” në Prizren.Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Zëdhënësi i policisë tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipet emergjente në vendin e ngjarjes.“Rrreth ores 16:18 kemi marrë informatën për aksidentin në fjalë, ku nga emergjenca është konstatuar vdekja e viktimës që ka ndodhur në aksident trafiku. Është goditur nga një kamion në lagjen “Kurilla” në Prizren, derisa ai ishte duke lëvizur me biçikletë. Viktima është i lindur në vitin 1959″, tha Bytyqi.