Kandidati Artan Abrashi, votoi në ora 9.00  në Shkollën’’L. e.Prizrenit”.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, hodhi votën e tij në qytet dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive qytetare.

Para mediave, Abrashi tha se uron që çdo gjë të shkojë mirë.

“Uroj fat, uroj që çdo gjë të shkojë mirë, dhe bëj apel që të dalim sot dhe të bëjmë një festë të

demokracisë dhe qytetarisë në Prizren”, u deklarua ai.