Katër të lënduar nga aksidenti mes tre veturave në Prizren
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes disa veturave, që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale,raporton Gazeta Sinjali.