Këshilltari i Pacollit: Qytetarët me padurim po presin një qeveri të re, AKR nuk është në bisedime me asnjë parti politike

0

Aleanca Kosova e Re nuk është në bisedime me asnjë parti të re në lidhje me zgjedhjet e reja, ka thënë këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Përmes një postimi në Facebook, Murseli e quajti të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se AKR-ja zgjodhi të mos hynte në qeverinë aktuale, për dallim nga AAK dhe Nisma.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë, por i vonuar. Ishte mirë që AKR zgjodhi të mos bashkohej me këtë qeveri, për dallim nga AAK dhe Nisma. Siç jemi deklaruar edhe më parë, qytetarët e vendit po presin me padurim një qeveri të re, dhe ky vullnet duhet respektuar. AKR nuk është në bisedime me asnjë parti lidhur me zgjedhjet e reja”, shkruan Murseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *