Klubi Mundjes ‘’KOLOSI INFINIT ‘’- KRENAR ME GJENERATËN E RE!

Kryetari Klubit të Mundjes ‘’Kolosi’’ Prof Sadik Ferati dhe stafi ,njoftojnë se ‘’Klubi i Mundjes Kolosi mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Shkupi Open”, një nga turnetë më të mëdhenj të mundjes në rajon, me mbi 300 garues nga vende te ndryshme te Rajonit dhe Ervopes..
Rejan Kokollari – Fitues i medaljes së bronztë, pas tri fitoreve dhe një humbjeje. Një paraqitje e shkëlqyer dhe rezultat që na bën krenarë!
Elmedin Kryeziu – Pas dy fitoreve dhe një humbjeje, nuk arriti të plasohej për medalje, por dëshmoi cilësi dhe potencial për të ardhmen.
Artur Kokollari- Një shpresë e re e klubit tonë, i cili pati paraqitjen e parë në një garë të këtij niveli. Një përvojë e vlefshme dhe një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv.
Ernest Domi – Pas fitores në ndeshjen e parë, në përballjen e dytë, kur rezultati ishte 1–1, pësoi një lëndim në dorë, gjë që ndikoi në humbjen e ndeshjes. I dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthim edhe më të fortë!
Falënderojmë sinqerisht Klubin e Mundjes Shkupi për ftesën, organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë!
Klubi i Mundjes Kolosi Infinit fabrike e mundsave, nga ketu dalin kampionet e ardhshëm…
Infinit Shpk Abi-Center Dualos Shpk #KMKolosiInfinit #Wrestling /QendraPress/