Komiteti për Politikë e Financa miratoi 12 pika të rendit të ditës për mbledhjen e së enjtes

Mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa e ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi, sot unanimisht miratoi 12 pika të rendit të ditës për mbledhjen e radhës që mbahet të enjten, Por, duke pasur si nevojë pos 10 pikave të rendit të ditës që ishin të caktuat drejtori i bujqësisë Bexhat Bytyçi kërkoi që në mbledhjen e së enjtes të shtohet një pikë e rendit të ditës që ka të bëjë me subvencionet në bujqësi, kjo pikë pas sqarimit të drejtorit u pranua dhe u votua unanimisht. Po kështu edhe kuvendarja nga radhët e LVV Dafina Alishani, kërkoi që që jete në rend dite rasti i të dëmtuarve në lagjen ‘’’Bazhdarhane’’ me rastin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të ri, e cila pikë u votua unanimisht. Kryesuesja Antigona Bytyqi me këtë rast paraqiti edhe renditjen e pikave të rendit të ditës për mbledhjen e së enjtes. Bashkë me pikat e rendit të ditës ku janë edhe katër raporte nga viti i shkuar. Kurse lidhur me këtë rend dite edhe kuvendarja Dafina Alishani tha se kanë pasur dakordim për të gjithë pikat, por përqendrimi ynë është edhe lidhur me fatin e familjeve të dëmtuara që ishin bërë nga fishekzjarrët në natën e Vitit të Ri. Mbledhja mbahet të enjten me 27 shkurt me fillim në ora 10.00.