Komuna e Prizrenit mban dëgjim buxhetor për buxhetin e vitit 2027

Komuna e Prizrenit ka mbajtur sot dëgjim buxhetor me qytetarë, si dhe me kryetarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave, në kuadër të procesit për hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2028–2029.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë këtij takimi pjesëmarrësit janë informuar për qarkoren buxhetore, buxhetin komunal dhe procesin e planifikimit buxhetor, ndërsa janë ftuar të kontribuojnë me kërkesa, komente dhe sugjerime për prioritetet e investimeve.
Komuna ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat, komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 15 korrik 2026, përmes adresave elektronike të zyrtarëve përgjegjës ose fizikisht në “Shtëpinë e Bardhë”. Po ashtu, është njoftuar se më 10 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal do të mbahet dëgjimi i radhës buxhetor me personelin shëndetësor dhe drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit.