Kosovari Behar Preniqi arrestohet në Serbi, po vinte nga Gjermania

Serbia po e vazhdon fushatën e egër të arrestimeve të qytetarëve nga Kosova.

Behar Preniqi, derisa po kthehej nga Gjermania është arrestuar nga autoritetet serbe, në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

Arrestimi i tij u bë me pretendimet se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Lajmi u konfirmua nga familjarët.Por, se Behari ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare u mohua nga një familjare e tij.“Nuk kemi info, e as nuk kemi kontakt ku të pyesim. Behari e ka gruan në Gjermani. Ka udhëtuar disa herë atje me liberalizim. Behari s’ka dokumente të Gjermanisë”, tha ajo.“Ai ka qenë duke u kthyer nga Gjermania me veturë me një shok të tij që jeton në Angli. Shokun e kanë liruar, Beharin jo. Në bazë të vitit të lindjes pretendimet janë false. Fëmijë ka qenë gjatë luftës. Behari se ka thyer kurrë ligjin, as probleme nuk ka bërë. As në stacion të policisë nuk ka qenë kurrë”, shtoi ajo për Klankosova.tv.