Kryeministri Kurti  dhe  qeveritar të  tjerë në  Spitalin e Përgjithshëm në Prizren përuruan Shërbimin e kardiologjisë intervente.

Sot.kryeministri  Kurti, zv kryeministrja Emila Rexhepi, Ministri i shëndetësisë  Arben Vitija, zv ministri Arsim Berisha, drejtori i QKUK, deputetët Artan Abrashi, Arbër Rexhaj,drejtoresha e spitalit dr Narqize  Hoxhaj   dhe  qeveritar të  tjerë ,bashkë me  ambasadorin i Luxemburgut në Kosovë  Eric Dity në  Spitalin e  Përgjithshëm  ‘’Dr. Daut Mustafa’’në Prizren përuruan Shërbimin e kardiologjisë intervente.  Dhe laboratorin e katetririzimit. Fillimisht  mirëseardhje dhe  falënderime  për këtë arritje si arritjen më ët madhe  për Prizrenin  që ka  bërë qeveria dhe qeveria Luksemburgut falënderoi drejtoresha e spitalit  dr Narqize  Hoxhaj duke  theksuar se tani më  jemi më afër  për të shpëtuar jetuara njerëzish dhe për ët qen ën shërbim të qytetarëve.

Kurse  kryeministri duke përshëndetur një nga një të pranishmit edhe njëherë  tha se  kjo është nj  arritje epokale  sepse  është  një nga  mënyrat më të mira për të shtuar jetëra njerëzish,, vitin që shkoi janë vendosur jo me pa se për 2500 persona  stenda, e tash  lista e pritjes do ët reduktohet dhe puna këtë fillon që sot tha kryeministri Kurti duke  falënderuar qeverinë e Luxemburgut për investim prej 2 milion euro dhe 1 milion euro  qeveria e Kosovës,tha  kryeministri Kurti

Kurse  të pranishmit i ka përshëndetur edhe ambasadori i Luxemburgut Eric Dity, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Ditz ka përkujtuar se qeveria e tij për afër dy dekada mbështet shëndetësinë në Kosovë, dhe se në këtë vazhdë vjen edhe projekti i fundit në Spitalin e Prizrenit. “Spitali i Prizrenit dhe laboratori i ri i kateterizimit qëndrojnë si testament i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe bashkëpunimit drejt qëllimit të përbashkët për të krijuar spitale moderne me infrastrukturë e pajisje moderne dhe me procese të standardizuara të punës, meqë besojmë se qasja në shërbimet cilësore shëndetësore është e drejtë themelore njerëzore”, ka deklaruar Ditz.

Pas kësaj janë  vizituar hapësirat e këti reparti. Në këtë event morri pjese edhe mjeku Masar Gashi kardiologu që ka bërë shumë për Prizrenin