Kryetari i komunës Shaqir Totaj,ka pritur në takim zyrtar Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekslencën e tij Fatih Topçu.

Kryetari i komunës Shaqir Totaj,ka pritur në takim zyrtar Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekslencën e tij Fatih Topçu. Ai pas takimit tha se mirëprita sot, Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, Fatih Topçu, me ç’rast e njoftova për karakteristikat dhe potencialin e qytetit të Prizrenit, si dhe për zhvillimet e fundit në sfera të ndryshme. Në fokus të bisedës kishim thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do t’i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Prizrenit tha kryetari Totaj. Konsulli i ri i Përgjithshëm i Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekselenca e tij Fatih Topçu, tha se sot, ishte në këtë takim dhe pas pas emërimit tim nga shteti i Turqisë në këtë detyrë së pari kam kontaktuir shumë qytetarë dhe kam gjetur mikëritjen bujare, Unë erdha për të takuar kryetarin e komunës Shaqir Totaj për ta pasur mundësi të bashkëpunimit në të ardhmen edhe ti shtojmë bashkëpunimet tona në shumë drejtime, pasi që Turqia dhe Kosova e konkretisht Prizreni kemi një bashkëpunim të shtuar dhe të hershëm.
Takimi i sotëm u tha se ka për qëllim të hapet bashkëpunimi mes komunës dhe konsulatës Turke në Prizren/QendraPress/