Kryetari Totaj dhe drejtori Policisë Hoxha nënshkruan kontratë për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në shfrytëzim për raste të veçanta.  

               Kryetari i komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj, dhe  Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së  Kosovës  Kolonel  Gazmend Hoxha  kanë nënshkruar të mërkurën, kontratë me Kolonelin Gazmend , për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në shfrytëzim për raste të veçanta.  Objekt i kësaj kontrate është shfrytëzimi i një pjese të ndërtesës së Komunës në Reçan, në sipërfaqe prej 82.29 m², pasuri shoqërore e Kuvendit Komunal të Prizrenit, që i jepet në shfrytëzim Policisë së Kosovës për ofrimin e sigurisë dhe shërbimeve tjera policore banorëve të kësaj ane. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate  ata bashkërisht kanë  vizituar edhe  disa  ndërtesa  komunale dhe  bashkërisht kanë bërë një shëtitje në qendër të Prizrenit .