Kryetari Totaj ngushllon për vdekjen e Prof, dr Eqrem Kryeziu
In Memoriam: Prof. Dr. Eqrem Kryeziu (1948 – 2026)
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të shquar, profesorit dhe veprimtarit të dalluar, Prof. Dr. Eqrem Kryeziu.
Profesor Kryeziu la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të re si një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në udhëheqjen e zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Kontributi i tij në sferën akademike si profesor i letërsisë shqipe dhe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës do të kujtohet gjithmonë me respekt të lartë.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, sot në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Rri në paqe, Profesor!