Kurti konfirmon lirim e tre policëve: Ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar]

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit tashmë janë të lirë.Kurti më anë të një reagimi publik në Twitter ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Kurti. /