Presidentja Osmani falënderon SHBA-në për lirimin e policëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Këto deklarata i ka bërë në konferencën për media me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Ajo ka thënë se Serbia po i mbante të kidnapuar policët e Kosovës.

“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, ka thënë ajo.

Ndrryshe, Osmani e Reynolds kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit mes tyre.