Kurti thirrje policisë të jetë në nivel më të lartë të detyrës: Një e mitur ndodhet në strehimore shkaku i një krimi 

                            Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në organizimin në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. I pari i shtetit në fjalën e tij nuk la pa përmendur edhe rastin e 11-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua nga 5 persona, raporton Gazeta Online Reporteri.net.Kurti tha se e mitura tani do duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, e tani ajo ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga dhunuesit. “Javën që shkoj ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e 5 ose 6 ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies publike e sociale”, tha Kurti. Gjithashtu, kryeministri i vendit i bëri thirrje Policisë së Kosovës të jetë në nivelin më të lartë të detyrës kudo, në çdo rrugë e çdo cep të vendit.“Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”, u shpreh kryeministri.Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media tha se e mitura është dhunuar për më shumë se një vit.“Indikacionet e para, janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit”, shtoi Sveçla”.Sveçla theksoi se këtij rasti do i shkojnë deri në fund, kushdo të jetë përgjegjës do të vihet para përgjegjësisë maksimale./Reporteri.net/