Kryetari Totaj,priti ministrin Çeku, ku edhe dakordohen  për dhjetëra  investime në  trashëgimi, kulturë e sport të këtij qyteti

                   Kryetari  i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga  nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, drejtori i Kulturës  Adem Morina dhe nga  kabineti i kryetarit sot kanë pritur ministrin e  Kulturës  Rinisë e Sportit  Hajrullah Çekun deh kabinetin tij. Pas një takimi  mjaftë të gjatë  u tha se  janë  dakorduar  për dhjetëra  investime  si në ; trashëgimi, kulturë e sport e infrastrukturë  të  këtij qyteti, Kryetari Totaj më këtë rast ka falënderuar ministrin Çeku  për  gadishëmrinë e tij që  për Prizrenin të bëhet sa më shumë  duke ditur edhe rëndësinë që ka  ky qyteti. Pastaj edhe për faktin se i përkasin  të dytë  po këtij qyteti.  Ministri Çeku  falënderoi për  mikpritjen dhe  gatishmërinë e  bisedimit që  është bërë   për  dakordimin e  e investimeve  të ministrisë në këtë qytet  të  trashëgimisë e kulturës  dhe  traditës, Ministri Çeku  me këtë rast  tha se  investimet komunale do të behën ne  infrastrukturë   kulturore,  duke përmendur  trashëgimin, pastaj  hamamin e Gazi Mehmet Pashës  ,Palestrën sportive, Stadiumin ‘’Përparim Thaçi’’ restaurimet që do  të bëhen  e po ashtu ai tha se  kanë për edhe zotim mjetesh në parim që lidhur me kohën e   shkurtimit të kryerjes së  renovimeve të tërësishme për shtëpinë e kulturës ‘’Xhemajli Berisha ‘’ në Prizre

Kjo vizitë  u konsiderua si një vizitë  e rëndësishme dhe shumë e frytshme përderisa nuk duhet harruar se  kjo edhe ishte ndër  vizitat e  para që  ministrat i bënë komunës  dhe  kryetarit Totaj  /Rtv Besa/