Lekaj: Para dhjetë vitesh e pata shkarkuar Nagavcin për performancë të dobët, çka keni prit më shumë nga ajo

                                     Pas debatit të sotëm lidhur me furnizimin me librat shkollorë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se ndjehet i detyruar të tregojë se, para dhjetë vitesh, sa ishte kryetar i Gjakovës, e kishte shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së shkollës tash Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin. Lekaj tha se ky shkarkim u bë me kërkesë të këshillit të prindërve për shkak të performancës së dobët, transmeton gazeta online Reporteri.net.“Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar. Çka keni pritur më shumë nga ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”.Në një konferencë për media, Ministrja Nagavci tha se po e shtjellojnë një mundësi që prindërit t’ua blejnë vetë librat fëmijëve të tyre, e pastaj të riimbursohen për shpenzimet.Mirëpo kjo nuk u prit mirë në diskursin publik. Përfaqësues nga opozita, shoqëria civile, e prindër thanë se kjo ide nuk është e përshtatshme, dhe përkundrazi, do t’i kushtojë më shumë buxhetit të shtetit.