Ministër në detyrë Sveçla, a është në pranga  kush pas  gjithë atij arsenali armësh të  gjetura?!-Shkruan :Liridon LUSHAJ

Çështja dhe  lajmet që  i jep ministri Sveçla , tashmë   kanë filluar  të  jenë  shumë të dyshimta dhe disi duket si  të pa baza, ja njoftimi i fundit ku ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se armatimi i sekuestruar në fshatin Vallaq të Zveçanit, sipas informacioneve që ai ka është gjetur në objektin që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic.

Ai në një reagim në Facebook ka thënë se krimi nuk mund të fshihet kurrë duke përgëzuar institucionet që siç ka thënë ai po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë.Sveçla ka thënë se armatimi i sekuestruar ishte i mjaftueshëm për njësit terrorist.

“Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalemi derisa nëçrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, ka shkruar Sveçla.Por  pse  tashmë  ky terr informacioni se pasi është gjetur gjithë  ai arsenal, kush ashtë arrestuar?? Kush është vu në  bankën  të  akuzuarit?? E kush po ndiqet për këtë???. Apo kjo vetëm sa  për të tërhequr vëmendjen nga  kolapsi i përkohshëm që ka Kosova,?!!!Përderisa kemi  informacion e saktë se  gjatë bastisjeve  në natën e  së shtunës në lagjen’’Ortakoll’’ në Prizren . një personi i është gjetur një armë e ftohet thikë, dhe ai  është dërguar menjëherë në mbajtje. Po sepse edhe kjo është  shkelje. Po si  athua askush  për arsenal armësh  të mos ketë të arrestuar??!!. Ministër Sveçla  këto  publikime që po postoni dhe  realiteti që askush nuk është nën pranga sikur po marrin një  ngjyrë  të joserioziteti real. Prandaj, e dimë se ka terr energjetik Kosova, por mos na krijoni edhe terr informativ ju lutem. E kemi të qartë  se Kosova  rrezikohet nga Serbia, por  të  bëhemi bashkë  të gjithë e jo më informacione plotë sekrete e plotë dyshime./QendraPress/