Ministri, Glauk Konjufca do ta udhëheq grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

                Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. “Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë duhet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të Kryesuar nga Konjufca”, tha Kurti. Derisa dihet se Glauk Konjufca, ka shkuar  edhe në  vizita   krerëve të UÇK-së në Hagë  dhe  ka qenë  zë  kundërshtues  i përhershëm kundër mbajtjes dhe dënimit të padrejtë  të krerëve të  UÇK-së në Hagë. Përderisa gjatë ditës së djeshme edhe presidentja Justina Shiroka Pula,i ka vizituar familjet e  krerëve të UÇK-së  në Hagë  dhe u premetoi se ata nuk janë të vetëm në këtë  rrugëtim.