Moti sot, vende-vende riga shiu të përziera me borë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. IHK njofton se vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me bore. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s