Ndahen pako ushqimore për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj

                   Ekipi Emergjent ka bërë këtë të premte shpërndarjen e pakove ushqimore te familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet në Skenderaj.Komuna e Skenderajt është ndër zonat më të prekura nga vërshimet që ndodhën një ditë më parë.“Gjatë gjithë ditës Ekipi Emergjent ka vazhduar me shpërndarjen e ushqimeve tek familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet dhe nuk kanë mundësi të furnizimit me ushqime dhe gjësende të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.“Ndonëse situata me reshje është qetësuar, shumë familje shtëpitë e të cilave janë përfshirë në ujë, kanë nevojë për ndihmën tonë, me gjëra ushqimore, veshmbathje, batanije, higjienë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Është urgjente që t’u dalim në ndihmë në këto momente të vështira”.