Në fshatin Gjonaj, gjendja me rrymë elektrike është në një gjendje tmerruese-paralajmrojnë protesta
Në fshatin Gjonaj, gjendja me rrymë elektrike është në një gjendje tmerruese, kryetari i Këshillit Lokal Gjonaj- Tupec, Herolind Osmanollaj, shkruan, pasi që tre ditë me radhë nuk funksionon një fazë e rrjetit elektrik, kështu që po paraqet problem jashtëzakonisht të madh si në amvisëri ashtu edhe ne biznese afariste. Përkundër faktit që i kam telefonuar zyrtarët e KEDS-it, në Prizren, mirëpo nuk janë përgjigjur të paktën për një shpjegim se ku qëndron problemi. Po ashtu, kam parashtruar edhe një kërkesë me shkrim në KEDS-Prizren, ku kam njoftuar me gjendjen ekzistuese dhe të rënduar të Trafove si dhe kam kërkuar që një trafo të shtohet në fshat pasi që këto ekzistueset nuk janë në nivelin e duhur. Mirëpo, deri më tani asnjë veprim i ndërmarrë nga ana e KEDS-i. Nesër, fillon procesi mësimor, kështu që ShFMU “ZENUN ÇOÇAJ”- Gjonaj, e gjen me mungesë të energjisë elektrike, ku nxënësit dhe stafi punonjësve nuk mund të furnizohen me ngrohje për shkak që nuk funksionon një fazë e rrjetit elektrik. Kryetari i Këshillit Lokal të fsh. Gjonaj-Tupec, Herolind Osmanollaj paralajmronë nëse KEDS-si nuk ndërmerr asnjë veprim konkret në fshatin Gjonaj, nuk e përjashtojmë mundësinë e proestave, para zyrës së KEDS-it në Prizren,shkruan ai .