Në lagjen ‘’Ortakoll’’ ka nisur largimi i kubëzave për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, në mesin e shumë projekteve të rëndësishme që pp bënë në interes të qytetarëve , tashmë në lagjen ‘’Ortakoll’’ ka nisur largimi i kubëzave për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit. Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve në këtë segment të rëndësishëm rrugor, i cili do të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik
Kz është një projekt i rëndësishme për komunitetin që banojnë në këto lagje.