Një i arrestuar për fajde në Prizren

Policia e Kosovës, pikërisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren në mbështetje edhe të
njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në
flagrancë të të dyshuarit mashkull kosovar për veprën penale Fajde.“Me datën 06.08.2025, Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka zhvilluar një
operacion policor me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar, i cili dyshohet se në vazhdimësi
ka ushtruar presion ndaj viktimës mashkull kosovar me qëllim të marrjes së interesit nga
veprimtaria e fajdes, me çrast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe e ka
detyruar viktimën të veproj në dëm të pasurisë së tij.Gjatë operacionit policor i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, ku me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është
kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij.
Lidhur me rastin pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga
Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, njoftoi Policia e Kosovës.