Njeriu i madh i veprave të mëdha,Mursel Osmanaj,mbetet e emblemë e atdhedashurisë

           Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mursel Osmanajt, njërit ndër figurat qendrore të rezistencës kombëtare në rajonin e Prizrenit dhe themelues i celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me  heroin Xhevat Berisha, veprimtarin Hajrim Qengaj, në këtë zonë, janë bërë homazhe dhe përkujtim dinjitoz nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Prizren.

Kryetari i kësaj organizate, Isa Berisha, në një deklaratë për media, u shpreh se jeta dhe vepra e Mursel Osmanajt përbëjnë shtyllë të lavdishme të historisë sonë moderne dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Mursel Osmanaj nuk ishte vetëm luftëtar i lirisë, por një vizionar që e pa Kosovën të lirë dhe sovrane. Si një ndër themeluesit e UÇK-së në Prizren, ai mbolli frymën e rezistencës atdhetare. Edhe pas luftës, ai nuk u ndal së kontribuari për vendin. Për një mandat udhëhoqi degën tonë të OVL-UÇK-së në Prizren dhe u shqua për përkushtim e ndershmëri”, tha Berisha.

Mursel Osmanaj u arrestua më 27 shkurt 1998 së bashku me grupin e njohur të Tusuzit, për shkak të rolit të tij në organizimin e strukturave të para të luftës. Gjatë luftës, ai shërbeu si Zëvendës Komandant i Policisë Ushtarake në Zonën e Vërrinit dhe ishte pjesë kyçe në ruajtjen e rendit e disiplinës brenda radhëve të UÇK-së.

Osmanaj ishte gjithashtu babai i dëshmorit Brahim Osmanaj – një tjetër simbol i përkushtimit familjar për lirinë e Kosovës.

Isa Berisha tha se Organizata e Veteranëve në Prizren do të kujtojë gjithmonë me nderim këtë figurë të rrallë të historisë sonë kombëtare.

“Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të Mursel Osmanajt! Ai do të mbetet përherë udhërrëfyesi ynë në rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar .Kurse me  kujtohet një sekuencë e imja, kur shkuam me  Osman Çerretin/Komandant Çuni/  për ta takuar Xhevat Berishën, para  atij  e takuan te shkolla  Jeshkovës   Murselin ,sepse njiheshim nga  Këshilli për Financim, u gëzua  që më takoi ‘A edhe këtu  prapë  bashkë  a…’’ më tha  me  gëzim edhepse    nuk kishte shumë ditë që  djali i kishte ra   dëshmorë. Po  i thash se ti ja fale djalin e ne duhet të  falim qofte edhe jetën…. U përlotë , por  praa e kaloi  dhe  tha ‘’ Xhevati të respekton shumë, tash  po vje. ‘’Ai ishte  saktë një embleme e atdheadashurisë., dhe thash me vete a ka  madhështi më ë madhe se kjo…../QendraPress.