Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve,merrë pjesë në takimin e grupit punues “Vlerësimi i Praktikave të Mësimit në Vend të Punës”.

Sot, në Hotelin International Prishtina, Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve mori pjesë në takimin e grupit punues “Vlerësimi i Praktikave të Mësimit në Vend të Punës”.

Shprehim mirënjohjen për ftesën e adresuar nga HoReCa Kosovo, Italian Agency for Development Cooperation dhe ILO.

Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje thelbësore:

Funksionimi i mësimit në vend të punës në ndërmarrje;

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, odave ekonomike dhe bizneseve;

Identifikimi i mundësive për përmirësimin e praktikave ekzistuese;

Reflektimi i nevojave reale të tregut të punës në programet e aftësimit profesional;

Rritja e funksionalitetit të sistemit në dobi të bizneseve dhe nxënësve.

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve riafirmon përkushtimin për zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe efikase të bashkëpunimit, me synim rritjen e cilësisë së aftësimit profesional dhe përmirësimin e mundësive të punësimit për të rinjtë./QendraPress/