Pa çadër me vete mos dilni, ky është moti për sot 

                   Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.