E diela poetike me poeten: Alma Zenellari

 KOHË VJESHTE

Po më merr malli për ty, e di ?

për ëndrrën tënde të pathënë,

si fluturza të heshtura ca puthje flenë,

flokëve ku ulej një gjysmëhënë…

Po më merr malli për ty, e di?

Kjo kohë vjeshte më sjell trishtim

Unë nuk jam unë kur mungon ti

por qielli gri që mërmërit .

Po më merr malli për ty, e di?

pa ty u ndjekam e tëra bosh

si mall i tokës për ditë me shi .

(Nuk është e thënë të më besosh)

/www.qendrapress.com/