Pas sulmit terrorist ndaj policisë, situata ishte e qetë gjatë natës në veri

                        Nata e së dielës në pjesën veriore të vendit ka kaluar e qetë dhe incidente.Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.“Situata ka qenë e qetë dhe në rregull pa ndonjë incident”, ka thënë shkurt Elshani. Kujtojmë se një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, si pasojë e përleshjes me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit.Rasti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, pasi që policia kishte pranuar informatën për vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.