Pensionohet mësimdhënësi dhe veprimtar i dalluar i shkollës shqipe dhe sportit prizrenas Bedri Çeku

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu ‘’ është pensionuar veprimtari i dalluar i shkollës shqipe, Bedri Çeku, Bedri Çeku para lufte ishte veprimtar i palodhur dhe kryetari Shoqatës së arsimtarëve në Prizren, kurse pas lufte ka qene dhe veprimtar politik dhe kryetar edhe i subjektit politik Balli Kombëtarë, kurse ishte edhe në organizimin e aktivitetet shkollore ’’Java Remzi Ademaj- Shtigjeve të lirisë’’ ku ishte njëri nga organizatorët e suksesshëm të këtij aktiviteti. Po kështu ka organizuar edhe një numër veprimtarish tjera arsimore, Sot, ai është pensionuar dhe drejtoresha e Shkollës Behare Kryeziu me këtë rast ka falënderuar profesor Bedri ‘Çekun për punën dhe angazhimin e bërë në arsimin e Prizrenit.
Edhe kolegët e punës së Bedriut me këtë rast evokuan kujtime pune dhe momente nga puna e përbashkët
Kurs e së fundi profesor Bedri Çeku,foli me emocione të mëdha për punën dhe angazhimin për disa dekada në arsim