Për herë të parë Komuna e Prizrenit, me vendim zyrtar, themeluam Këshillin Ekonomik Lokal të komunës me përfaqësues të bizneseve.

Për herë të parë në Komunën e Prizrenit, me vendim zyrtar, sot themeluam Këshillin Ekonomik Lokal të komunës sonë me përfaqësues të komunitetit të bizneseve, i cili këshill do të merret ekskluzivisht me zhvillimin ekonomik dhe do të fokusohet në hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit ekonomik, një nga prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale lokale.

Ky këshilli synon krijimin e një platforme të re bashkëpunimi mes qeverisjes lokale dhe sektorit privat si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.shkruan Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit./www.QendraPress.com/