Për herë të parë, të hënën në Sheshin e Lidhjes, filloi edicioni i parë i aktivitetit të emëruar “Americana Fest”,

Për herë të parë, të hënën në Sheshin e Lidhjes, filloi edicioni i parë i aktivitetit të emëruar “Americana Fest”, nën organizimin e këndit amerikan në Prizren dhe mbështetur nga Ambasada amerikane në Kosovë. Përmes kësaj ngjarje, organizata të ndryshme të vendit patën mundësinë të prezantojnë projektet e tyre të realizuara në bashkëpunim me partnerët e tyre amerikanë. Besart Osmani nga këndi amerikan në Prizren, foli për qëllimin dhe rëndësinë e këtij festivali.Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Biblioteka e Prizrenit. Drejt. Sahadete Sadikaj – Kukaj, Amerikania Liljana Duma, vullnetare e angazhuar në këndin amerikan, tregoi aktivitetet që po realizojnë në kuadër të këtij festivali.Pjesë e aktivitetit ishte dhe Oda e Prizrenit,përfaqësuar nga Eduard Tafolli.